Mesi për një moment mendoi më të keqen, Nejmarin tek Reali

Ishte e qartë se dëshironte largimin me çdo kush, madje edhe duke shkuar diku ku nuk ishte vendi më i pëlqyer. Nejmar e shprehu qartë dëshirën e tij për të ikur nga Paris SG, dhe Lionel Mesi pati frikë një moment se mos ndodhte më e keqja, se mos braziliani pranonte ofertën e Realit të Madridit. “Sinqerisht, mendova se Nejmari do të shkonte në Madrid, nëse nuk do të vinte tek ne, – ishin fjalët e kapitenit të Barcelonës, – ai dëshironte shumë që të largohej nga Parisi dhe e tregonte qartë”.

Shqetësimi kryesor i Mesit ishte që presidenti i Realit, Florentino Perez, do të bënte çmos për ta marrë sulmuesin. Për fat, kjo gjë nuk ndodhi, e ndoshta Perezi nuk e ka pasur shumë seriozisht një transferim të tillë. Gjithsesi, Mesi është kapiten i Barcelonës, ekipit ku Nejmar luajti disa vjet dhe ishte një nga simbolet, dhe tifozët nuk donin në asnjë mënyrë që ai të shkonte në “Santiago Bernabeu”.

Sfidanti.al