Mesi kalon kufirin “1 miliardë USD”, edhe me pandemi fiton 126 milionë!

Kristiano Ronaldo ishte i pari njeri i futbollit që kapërceu “stekën” e vendosur shumë lart, duke u bashkuar me të tillë si Majkëll Xhordan apo Flojd Mejuedhër. Sporti profesionist jep fitime të jashtëzakonshme për yjet e tij kryesorë, veçse shumë të paktë janë ata që arrinë në “Olimpi”, mbi shifrën 1 miliardë USD. Në këtë “shoqëri ekskluzive” pritet të jetë edhe Lionel Mesi që kalon Ronaldon në fitimet e këtij viti, të 2020-ës. Kapiteni i Barcelonës, edhe pse e mbylli sezonin pa trofe, nuk doli aspak keq duke fituar 126 milionë USD në një vit të shenjuar nga koronavirusi. Kristiano doli i dyti me 117 milionë, ndërsa Nejmar është i treti me 96 milionë. Në 10 të parët 3 janë të La Ligës (Mesi, Grizman, Bejl), tre të Premier Ligës (Salah, Pogba, De Gea), dy të Francës (Nejmar, Mbape) dhe një i Bundesligës (Levandovski).

Sfidanti.al