Mesi dhe Adidas një dashuri e përjetshme mbi miliona

Lionel Messi ka bërë rinovimin e tij të parë për vitin 2017. Sulmuesi i Barcelonës ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë e veshjeve sportive Adidas, një kontratë kjo që rezulton të mbajë palët të lidhur përjetësisht.

Kjo lëvizje e bën Messin një ikonë të kësaj marke të njohur në nivel botëror.

Vetë Messi e bëri të ditur rinovimin me Adidas nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Tashmë ajo që pritet nga argjentinasi është zgjatja e kontratës edhe me Barcelonën, e cila skadon në vitin 2018. Babai i futbollistit, Jorge Messi tashmë ka mbërritur në Barcelonë dhe drejtuesit e klubit katalanas do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo vizitë e tij për të përcaktuar detaje të tjera në lidhje me kontratën e re të Messit.