Me cilin e zëvendëson Barça Luis Suarezin? Me … Luis Suarezin!

Mos u habisni për koincidencën, por nëse jeni tifozët katalanas uroni që Luis Suarezi II të jetë po aq i mirë, apo t’i afrohte Luis Suarezit I. Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të sjellin në “Kamp Nou” sulmuesin e Saragozës që ka të njëjtin identitet si edhe sulmuesi i tyre nga Uruguaji. Suarezi i Saragozës ka shkëlqyer këtë sezon veçse në Ligën Segunda, ku ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje. A do të mundet ai ta zëvendësojë denjësisht “el Çarruan” që mendohet se nuk do të arrijë të luajë këtë edicion për shkak të dëmtimit në gju. Suarezi i Saragozës është 22 vjeç dhe shpresohet të bashkohet sa më shpejt me ekipin e trajnerit Kike Setien. Duket se emri dhe mbiemri Luis Suarez është shumë familjar për katalanasit, pasi në vitet 1955-1961 në “Kamp Nou” luajti edhe një tjetër Luis Suarez, i famshmi që fitoi Topin e Artë dhe që luajti më pas për Interin në Milano.

Sfidanti.al