Mbyllet telenovela; Xhordi Alba rinovon me Barcelonën deri në 2024

Xhordi Alba nuk do të lërë Barcelonën. Mbrojtësi i majtë i kampionëve të Spanjës më në fund rinovoi kontratën e tij edhe për 5 vjet te tjerë ashtu sic kishte deklaruar edhe presidenti Bartomeu. Vetë klubi katalanas konfirmoi arritjen e marrëveshjes me futbollistin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024 që do të ketë një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë Eurosh.

Në ditët në vazhdim Xhordi Alba do të hedhë firmën e tij në kontratën e re me Barcelonën. Ditë më parë, presidenti Bartomeu kishte deklaruar se dëshironte të mbyllte cështjen e rinovimit të kontratës me Xhordi Albën gjatë fazës së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Barcelonën që përballet me Olimpik të Lionit.

Xhordi Alba ishte një prej elementëve kyc të Barcelonës sezonin e kaluar. Largimi i Nejmar i dha më shumë hapësirë në krahun e majte duke u shdërruar në një një lojtar të pazëvendësueshëm në rolin e tij. Ishte pikërisht ai momenti kur vlera e lojtarëve në merkaton e transferimeve filloi të rritej me shumë shpejtësi dhe kur klubi katalanas u bë i ndërgjegjshëm se duhej që të mendonte për rinovimin e tij. Bartomeu e dha miratimin e tij dhe ashtu sic mund të mendohej, bisedimet mes palëve zgjatën disa muaj dhe fundi ishte i lumtur. Xhordi Alba do të jetë 35 vjec kur të skadojë kjo kontratë me Barcelonë që do të thotë se ajo mund të jetë kontrata e fundit me skuadrën e jetës së tij.

sfidanti.al