Marselo: Nuk është Ronaldo zot te Reali, Nejmari do të luajë në Madrid

Ylli i Realit të Madridit dhe pjesëtari i përfaqësueses së Brazilit, Marselo, komentoi largimin e mundshëm nga Reali dhe ardhjen eventuale të Nejmarit në “Santiago Bernabe”. Ai vuri në dukje se vendimet i merr presidenti Florentino Perez dhe jo Ronaldo, ndërsa, sa i përket ardhjes së mundshme të Nejmarit te Reali, Marselo tha se ai është i mirëseardhur në klubin “mbretëror”.

“Nuk është Kristiano pronar i Realit të Madridit. Nëse presidenti dëshiron që të sjellë dikë në klub, ai do ta sjellë atë. Kush ka thënë se Ronaldo dhe Nejmari nuk mund të luajnë bashkë? Çdokush në dhomën tonë të zhveshjes do që Ronaldo të vazhdojë të qëndrojë me neve, por, ndërkohë, dyert për Nejmarin janë gjithnjë të hapura. Një ditë, Nejmari do të luajë me Realin”, deklaroi Marselo, duke vazhduar më tej:

“Unë kam mendimin se të gjithë futbollistët më të mirë në botë mund të luajnë te Reali dhe këtë unë e kam thënë që para dy ose tre vitesh, kështu që edhe Nejmari një ditë do të luajë me Realin, por se kur, këtë gjë unë nuk e di”.

Sfidanti.al