“Marka” godet yjet : Hiqini kostumet “Gala “dhe luani futboll!

Në ndeshjen e fundit të La Ligës, Reali i Madridit pësoi një humbje turpëruese 3-0 nga Sevilja në stadiumin “Sançez Pishuan”. Gazeta “Marka”, me këtë rast, bëri kritika të ashpra në adresë të yjeve të këtij klubi madridas për “shëtitjen” që bën në Sevilja:
“Duket se disa nga futbollistët, që nga ceremonia gala e ndarjes së çmimeve të FIFA-s në Londër, akoma nuk i kanë hequr kostumet!”
Sidoqoftë, gazeta e njohur e lartpërmendur spanjolle e kurseu nga kritikat lojtarin më të mirë të shpallur nga FIFA, Luka Modriç.
“Më i miri u përpoq, por dukej se ai ishte i lodhur. Në pjesën e dytë ai pati shans të shkëlqyer, por golin e tij e anuloi sistemi VAR. Problem përbënin bashkëlojtarët e tij që nuk e kapën ritmin e lojës”, vinte në dukje “Marka”.
Sfidanti.al