Luka Modriç, krenaria e Kroacisë kthehet në atdhe pas 9 muajsh!

Kishte që nëntorin e kaluar që nuk vinte këmbë në “Të bukurën tonë”, siç e quajnë kroatët, atdheun e tyre, Kroacinë. Pas fitores së titullit, kënaqësia e Luka Modriçit ishte edhe më e madhe kur takoi familjarët, ndërsa gazetari me emër italian, Robert Mateoni, i jep në dorë numrin e fundit në letër të gazetës më të njohur sportive në vend, “Sportste Novosti”, pra “Lajmet Sportive”. Modriç, që pohoi se e kishte lexuar që fëmijë të përditshme sportive më të njohur jo vetëm në Kroaci, por edhe në gjithë ish-Jugosllavinë, dha një intervistë të gjatë.

Ai vlerësoi titullin kampion në Spanjë si të merituar, foli me miqësinë jo vetëm personale, por edhe familjare me Sergio Ramosin, aq sa bëjnë pushimet bashkë, deklaroi se tek Reali ishin të bindur se do të fitonin edhe pa Kristiano Ronaldon, pavarësisht rëndësisë së portugezit, ndërsa deklaroi se është e sigurt se do të luajë në Madrid deri në qershor 2021. Më pas, u shpreh se nuk dëshiron të bëjë plane. Stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”, mesfushori kroat e quan “Anije Kozmike”, ndërsa shpreh shpresën se mund të arrihet përmbysja ndaj Mançester Sitit. “Për Realin nuk ka mision të pamundur”, – thotë Luka Modriç.

Sfidanti.al