Luis Suares rrëzon me top një dron!

Futbollistët e Barcelonës, Lionel Mesi dhe Luis Suares, u përpoqën që, gjatë një seance stërvitore, të rrëzonin me top një dron fluturues. Në fakt, aparatin fluturues e drejtonte një djalë e ri që e lëvizte atë sa andej këndej pranë tokës. Që ta godisnin me top dronin ose aparatin fluturues, të dy sulmuesve të Barcelonës u ishte lënë një kohë e caktuar prej një minute. Pas 53 sekondash, goditjen saktë me top që e rrëzoi dronin në tokë, e realizoi Luis Suaresi.

Sfidanti.al