Luis Figo vlerëson punën e Zinedin Zidanes

Ish-gjysmëmbrojtësi i Realit të Madridit, Luis Figo, e vlerësoi lart punën e trajnerit të Realit, Zinedin Zidan. “Në një klub të tillë, si Reali, është e vështirë që t’i kënaqësh të gjithë lojtarët, sepse fjala është për futbollistë të klasit më të lartë. Lojtarët duan që të luajnë sa më shumë kohë dhe, kur kjo dëshirë nuk u plotësohet atyre, ata bëhën të pakënaqur. Të them të drejtën, unë nuk e prisja që Zidane të bëhej trajner, por ai po e kryen shkëlqyeshëm këtë detyrë. Më mirë nuk bëhet. Si mik i tij, unë shpresoj që ai të punoj me Realin edhe shumë vite të tjerë”, tha ish-futbollisti legjendar portugez Figo.

Sfidanti.al