Leo Mesi dhe porta që ka fituar “virgjërinë” qysh nga viti 2013-të

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në “El Clasico”, por ai nuk ka shënuar që nga viti 2013. Kanë kaluar tre vjet kur për herë të fundit ylli i Barcelonës, Leo Messi gjeti rrugën drejt portës së Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicos”, me 21 finalizime, por argjentinasi ka kohë që tani nuk shënon ndaj Realit. Messi nuk ka shënuar gol në një “El Clasico” që pesë ndeshje, dhe tani do të tentojë ta bëjë të shtunën në “Camp Nou”.

Përveç 21 golave, Messi ka edhe 13 asiste në 32 paraqitje në “El Clasico”.