Lë Realin e Madridit pas 10 sezoneve; karriera e Pepes vijon te Beshiktas

Pepe i dha përfundimisht lamtumirën Realit të  Madridit pas 10 viteve të përjetuara me këtë klub. Mbrojtësi portugez kaloi tek skuadra e Besiktasit në një moment kur të gjithë flisnin me siguri për tramnsferimin në Francë te Paris Saint Germain. Pepe firmosi me klubin turk një kontratë 2 vjecare me opsion një të tretë dhe do të përfitojë 15 milionë Euro.

Kjo do të thotë se 34 vjecari do të paguhet 4.5 milionë Euro shifër së cilës do t’i shtohen edhe disa bonuse të tjerë. Reali i Madridit e mori Pepen nga Porto në vitin 2007 duke paguar 30 milionë Euro. Gjatë kësaj dekate portugezi ka fituar shumë trofe me fanelën e ‘Los Blancos’ mes të cilëve 3 tituj kampionë të Spanjës e 3 liga Kampionesh

sfidanti.al