La Liga, Messi e Suarez konfirmojnë krizën e Realit të Madridit

Barcelona fitoi me vuajtje ndaj Getafes mbrëmjen e së dielës në Alfonso Perez duke rritur diferencën me dy ekipet madrilene Atletico e Real respektivishty në 5 dhe 10 pikë. Lionel Messi dhe Luis Suarez ishin ata që shënuan golat e kësaj fitoreje për Barcelonën që sigurisht përfitoi në maksimum nga barazimi i Atletikos me Sevijën dhe humbja e Realit me Sociedadin.

Argjentinasi e coi në 16 numrin e golave sezonalë në La Liga, ndërsa Luis Suarez është në kuotën e 12 golave. të dy së bashku ata kanë shënuar 28 nga 50 golat e kampionëve të Spanjës, 2 më shumë se i gjithë Reali i Madridit apo Atletiko Madrid i Antuan Grizman.

Janë këto statistika që tregojnë më shumë problemet e mëdha me të cilat po përballet Reali i madridit, tek i cili duket se largimi i Kristiano Ronaldos po peshon shumë.

sfidanti.al