La Liga merr formë, ‘El Clasico’ Real-Barcelona, në 20 dhjetor

Kampionati spanjoll i sezonit 2017/2018 merr formë. Është hedhur shorti që përcaktoi kalendarin e kësaj Lige që do të nisë në 19-20 gusht. Kampionët e Realit të Madridit do të nisin ‘betejën’ për të mbrojtur titullin me sfidën e Riazorit ndaj Deportivo La Corunës, ndërsa Barcelona do të presë në Camp Nou, Real Betis. Atletico do të luajë në javën e parë ndaj Gironës, sfidë që do të luhet në fushën e kësaj të fundit edhe pse madrilenët janë skuadra pritëse. E gjithë kjo ndodh për shkak të punimeve që po kryhen në stadiumin e ri të Atleticos. E njëjta histori është edhe për Villarrealin që do të luajë ndaj Levantes në Ciutat de Valencia edhe pse sipas kalendar ‘Nëndetësja e Verdhë’ duhet ta luajë në fushën e saj.Përsa u përket përballjeve më të mëdha të Ligës Spanjolle, El Clasico e parë e kampionatit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet në Santiago Bernabeu në 20 dhjetor, 4 ditë pas mbylljes së Botërorit të Klubeve, ndërsa e kthimit do të jetë në 6 maj në Camp Nou. Derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos është parashikuar të luhet në 12 nëntor në Wanda Metropolitan, ndërsa sfida e dytë do të luhet në 8 prill në Santiago Bernabeu.

sfidanti.al