La Liga do të zhvillohet nga 11 qershori në 19 korrik; 39 ditë me ndeshje.

Presidenti Javier Tebas e bëri të ditur, por duhet pritur edhe miratimi i Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë; La Liga do të nisë në 11 qershor për t’u mbyllur në 19 korrik. Klubet e kampionatit iberik në këtë mënyrë do të përgatiten për një tur force prej 39 ditësh me ndeshje pa ndërprerje

La Liga do të nisë me derbin mes Betis dhe Sevillas dhe po në 11qershor do të luhen edhe minutat e mbetura të sfidës mes Rayo Vallecano dhe Albacete që u pezullua për shkak të koreve raciste ndaj një futbollisti. Përsa u përket orareve, në cdo ditë do të ketë ndeshje që do të luhen në 2 fasha orare; 19:30 dhe 21:30 ose 22:00, të cilave do t’u shtohet edhe një fashë tjetër në fundjavë; 17:30

Në kampionatin spanjoll kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur dhe në krye të klasifikimit është Barcelona që është 2 pikë para rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit. Por jo vetëm kaq, La Liga ka bërë të ditur edhe datën e nisjes së sezonit pasardhës që do të jetë në 12 shtator  dhe në mes qëndrojnë kompeticionet evropiane për një verë vërtet të pafund.

Sfidanti.al