Ky është Toni Kros: Ora 22:15 s’është për futboll, por për gjumë!

Mesfushori gjerman i Realit të Madridit, Toni Kros, luajti 90 minuta të plota në ndeshjen e La Ligës që ekipi i tij e fitoi 3-0 ndaj Getafes, por duket se ai ka vërejtje sa i përket orarit të vonë të ndeshjes.
“Të them të drejtën, unë në atë orë, zakonisht, bie në shtrat që të flej dhe jo të luaj futboll”, shkroi Krosi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Sipas shumëkujt, lojtari i Realit, Kros, në këtë mënyrë, u dërgoi një mesazh të tërthortë atyre njerëzve që drejtojnë La Ligën spanjolle, se orari i ndeshjes në 22:15 është shumë vonë që të zhvillohen ndeshjet.
Sfidanti.al