Kurioziteti në Spanjë, si ia del Barça pa Mesi-Suarez-Dembele?!

Tridhëmbëshi i mbrëmjeve të mëdha nuk do të jetë sonte i pranishëm për asnjë minutë, dhe me asnjë “pjesë” të tij, në ndeshjen e La Ligës ndaj Betisit. i fundit i “mohikanëve” që u dorëzua ishte Lionel Mesi, që nuk e kaloi në kohë dëmtimin dhe nuk u përfshi në listën e trajnerit Valverde. Suarez e Dembele ishin të dëmtuar që nga ndeshja e kaluar, humbur në Bilbao. Pa MSD-në do të jetë e vështirë edhe pse luhet në “Kamp Nou”, dhe Barça nuk ka as Kutinjon që tashmë shijon ditët tek Bajerni.

Edhe pse nuk është aq i shkëlqyer sa MSN (Mesi, Suarez, Nejmar), sërish MSD ishte një kërcënim i madh për kundërshtarët, sidomos Mesi e pas tij Suarezi. Në listën e Valverdes është një lojtar i ekipit të të rinjve Karles Perez, dhe një nga para të rinjtë, Ansu Fati, që cilësohet një talent i madh. Në skuadër janë edhe dy “Arturët”, braziliani Artur dhe kileni Arturo Vidal, ndërsa presioni është i madh pasi katalanasit kanë nevojë për një fitore.

Sfidanti.al