Ksavi: Barça i ka të gjitha, por jo lojtarë krahu si Bajerni!

Ka kritika, por edhe vlerësime për klubin dhe skuadrën e tij të zemrës. Ksavi Hernandez e refuzoi ofertën e Barcelonës për të marrë stolin, ndërsa pritej të largohej Ernesto Valverde, dhe kjo sepse iu duk e parakohëshme të ishte trajner në “Kamp Nou”, por e ka shumë të qartë sesi është gjendja në skuadër. “Pjesa më e madhe e ekipit më duket e jashtëzakonshme, – thotë ai, – portieri (Ter Shtegen) për mua është më i miri në botë, Zhordi Alba është më i miri në botë si mbrojtës i majtë, Pike qendërmbrojtësi më i mirë në botë, Buskets mesfushori mbrojtës më i mirë në botë, dhe Mesi lojtari më i mirë në botë. Nëse i shtojmë edhe Suarezin, Arturin, De Jongun, më duket se Barça mund të fitojë edhe 10 vjet të tjera”.

Gjithsesi, ka edhe kritika. “Barça e ka lojën në brendësi, por jo në krahë siç e ka Bajerni, – thotë Ksavi, – nuk i duhen shumë të mirë, të tillë si Xhejdon Sanço, Serg Gnabri. Unë do të sillja vetëm lojtarë të klasit të lartë si Nejmar, që nga ana sportive nuk diskutohet”. Gjithsesi, kritika më e fortë ka të bëjë me atmosferën rreth skuadrës. “Nuk duhet të ketë atmosferë toksike rreth skuadrës, – shprehet ai, – nëse do të isha trajner, do të vija me një projekt që nisej nga zero, që vendimet sportive do t’i merrja unë”.

Sfidanti.al