Kripë në plagën e tifozëve barcelonas: I ati i Nejmarit me tradhetar se i biri!

Gazeta katalonjase “Sport” publikoi një lajm që me siguri që nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve të Barcelonës, pasi i atij i Nejmarit, deri në fund të muajit, do të duhet që të marrë një provizion prej 26 milionë eurosh nga Barcelona.Përgjithësisht besohet se është i ati i Nejmarit ai që ka ushtruar një presion të fortë për transferimin e tij te PSZH-ja dhe ai, siç thuhet, ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin francez që do t’i lejojë atij që të marrë një bonus të majmë disamilionësh për shpërnguljen e të birit të tij në Paris.

Por, para se të fitojë “copën” e majme nga kjo marrëveshje, Nejmarin senior e pret edhe një pagesë e madhe nga Barcelona. Sipas “Sportit”, Barcelona do të duhet që, më 31 korrik, t’i paguajë atij 26 milionë euro si provizion, pasi Nejmari ripërtëriu kontratën me Barcelonën, në tetor të vitit të kaluar. Që ironia të jetë edhe më e madhe, Nejmari, mbas disa ditësh, do të realizojë transferimin e ri për një shumë rekord historike te PSZH-ja.

Sfidanti.al