Kjo Barcelona që spiunon Figo është hileqare…

Luis Figo ka dhënë një intervistë për faqen e “La Liga”-s, ku ka folur edhe për arsyet që e shtynë të largohej nga Barca drejtRealit.

“Te Barca nuk kam pasur një mbështetje 100% në klub. Nuk më konsideronin si pjesë e rendesishme dhe nuk u trajtova si duhet. Këtu nuk përfshij tifozët, të cilët më kanë vlerësuar për aq kohë sa luajta, por e kam për zyrtarët e Barcelonës dhe drejtuesit e saj.

E treguan në disa rrethana që nuk më shikonin si pjesë të rendesishme të ekipit dhe asnjëherë nuk e kam kuptuar arsyen. Sigurisht që kjo ndikonte tek unë dhe pati rol të madh në momentin kur vendosa të pranoj ofertën e Realit”, tha Figo.