“Kamp Nou”, “sentencë” për Bartomeun, presidenti duhet të largohet!

Nuk lanë shumë dyshime tifozët e Barcelonës në ndeshjen në stadiumin e tyre ndaj Eibarit. Një pjesë e madhe e tyre iu drejtuan me vërshëllima, protesta dhe shami të bardha presidentit Bartomeu, duke nënkuptuar faktin se ai duhet të largohet pas daljes së lajmeve mbi fushatën e klubit për diskreditimin e yjeve të ekipit. “Bartomeu dorëhiqu” ishte lajtmotivi i protestës në tribunat e “Kamp Nout”, diçka që padyshim e ka vënë në pozitë shumë të vështirë Bartomeun. Me gjasë, ai do të detyrohet nga presioni që të largohet nga posti, ose të lajmërojë zgjedhje të reja. Mediat në Spanjë, shkruajtën për një agjenci lobimi të paguar nga drejtuesit katalanas për të dëmtuar imazhin e Pikesë, Mesit apo ndonjë ylli tjetër, sipas dëshirës së krerëve. Kjo ka krijuar krizë të brendshme, edhe pse Mesi bëri thirrje së fundmi për qetësi dhe për të qenë të bashkuar.

Sfidanti.al