Jordi Alba jashtë ekipit të Spanjës? Çfarë “luksi” për Luis Enriken

Tronditja më e madhe që doli nga skuadra e parë e Luis Enriques si trajner i Spanjës ishte mungesa e Jordi Albas, i cili ka thënë se nuk i di arsyet përsëri nuk është thirrur.
Mbrojtësi i majtë shënoi gol në fitoren e Barcelonës 8-2 ndaj Huescas të dielën në mbrëmje, dhe tani do t’i ketë dy javë pushim deri në ndeshjen e ardhshme. Ai ka folur rreth temës më të nxehtë nga kjo javë në Spanjë.
Ai ka theksuar se do të dëshironte të luante për ekipin kombëtar, por insiston se e respekton vendimin e trajnerit për mos ta pasur në ekip.
“Do të doja të isha në ekipin kombëtar, por është vendimi i trajnerit dhe më duhet ta respektoj”, tha Alba.
“Nuk e di pse nuk jam ftuar. Por, nëse luaj mirë mund të kem mundësi të rikthehem në ekip”, shtoi ai