Jo festë pa Mesin! A mundet kjo Barcelonë të dalë sërish kampione?

Treshja quhet MSN, por në fushë ishte vetëm njëra pjesë e saj. Në mungesë të Lionel Mesit dhe Luis Suarezit, Barcelona nuk ishte Barça e zakonshme, edhe pse luante në “Kamp Nou” ndaj një rivali të kalueshëm si Malaga. Barazim 0-0 dhe shpërdorim i një shansi të madh për të qenë në krye të tabelës në përfundim të kësaj jave. Jo vetëm kaq, por të besuarit e trajnerit Luis Enrike krijuan shumë dyshime nëse e kanë aftësinë dhe ambicien e duhur për të fituar titullin kampion në Spanjë për të tretin vit radhazi.
Hapi fals është edhe më i pabesueshëm kur kundërshtari luajti deri edhe m 9 vetë. Diego Jorente u përjashtua nga loja në minutën e 69-të, ndërsa Huan Karlos në të 90-ën. Raste nuk është se nuk u krijuan, dhe zotërimi i topit ishte 78 për qind në pjesën e parë, por edhe Malaga pati një shans tepër të pastër pas pushimit. Mesi u ndje keq të premten dhe kjo u kombinua me pezullimin e Suarezit pas kartonit të verdhë të javës së kaluar, ndërsa katalanasit tani duhet të fitojnë ndeshjen e Championsit ndaj Sëlltikut në Skoci për të rikthyer besimin e humbur.