Iniesta: Ronaldinjo ndryshoi drejtimin e Barcelonës

Andres Iniesta, gjithnjë, thotë vetëm fjalë të mira për Ronaldinjon, duke e konsideruar këtë fundit si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Barcelonës. Iniesta thotë se Ronaldinjo ka shumë merita, krahas asaj se ai i mahniste tifozët me lëvizjet e tij në fushë. “Rondaldinjo? Ai ishte një lojtar unik. Ai ia ndryshoi drejtimin dhe zhvillimin Barcelonës, madje, edhe tifozëve”, tha Iniesta, midis të tjerave, në një prononcim të fundit në media. Ronaldinjo, tani, është 37 vjeç. Ai e ka mbajtur të veshur bluzën e Barcelonës gjatë pesë viteve dhe do të mbahet mend si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të lojës së futbollit.

sfidanti.al