Iniesta një asist mikepritjeje per trajnerin e ri Valverde

Andres Iniesta shpreson se do të arrijnë gjëra të mëdha me Ernesto Valverden ne stolin e Barces.

Ernesto Valverde është emëruar trajner i Barcelonës, pas largimit të Luis Enriques.

Kapiteni i skuadrës, Andres Iniesta, i ka uruar fat ish trajnerit të Athletic Bilbaos, Valencias e Villarrealit, duke shpresuar se do të triumfojnë së bashku.

“Nuk e kam ditur se Valverde do të jetë trajner deri kur u zyrtarizua”, tha Iniesta, pas pyetjes nëse ishte në dijeni më parë. “Unë besoj se ai e ka mbështetjen e ekipit që punon shumë dhe shpresoj se do të ketë fat, që të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, shtoi Iniesta.

“Ai ka vizion të mirë dhe këtë e ka treguar në ekipet që ka drejtuar, ky është një hap tjetër për të”, shtoi kapiteni i Barcelonës.