Individi më i gjenial në botë, Leo Mesi “dekoron” lojën kolektive

Sulmuesi i Barecelonës, Lionel Mesi, vë në dukje se suksesi në futboll varet nga kolektivi, pra nga ekipi. Ky futbollist 31-vjeçar argjentinas thotë se çdo lojtar është i nevojshëm për ekipin.
“Futbolli ekipor është më i rëndësishëm sesa ai individual. Nëse e ndiqni me vëmendje futbollin, më shumë fiton ai ekip që bën lojë kolektive dhe ku të gjithë lojtarët luftojnë dhe ndihmojnë njeri-tjetrin. Dihet se është e rëndësishme që çdo lojtar duhet të përmirësohet në aspektin individual, por më e rëndësishme është që çdo lojtar të vihet në shërbim të ekipit”, i tha Mesi, midis të tjera, gazetës “Sport”.
Lionel Mesi është golashënuesi më i mirë në La Ligën spanjolle me 14 gola gjatë këtij sezoni.
Sfidanti.al