‘I vetëm në shtëpi’; lojtarët e Realit izolojnë Garet Bejlin

Te Reali i Madridit atmosfera duket se është disi e tendosur dhe shkak është Garet Bejl. Sipas të përditshmes spanjolle AS, uellsiani duket se i ka prerë raportet me pjesën tjetër të skuadrës dhe tashmë është i mënjanuar nga grupi. është krijuar në këtë mënyrë, një situarë e komplikuar për t’u administruar që u vu re edhe në sfidën me Levanten kur Bejl refuzoi përqafimin e Lukas Vaskes pas shënimit të golit të dytë të Realit të Madridit me penallti.

Sulmuesi duket se është bezdisur shumë nga disa prej lojtarëve të Realit të Madridit në lidhje me jetën e tij private si ato të Marselos e Kurtua që e përkufizuan si të izoluar dhe e pagëzuan ‘golfisti’ duke u ndarë prej tyre. Për më tepër, së fundmi Bejl ka humbur edhe vendin si titullar në skuadër dhe ishte një prej 2 lojtarëve të Realit që nuk ishte i pranishëm në darkën e organizuar nga ekipi.

Janë këto tregues që vërtetojnë se tashmë lidhja mes Bejl dhe futbollistëve të tjerë të skuadrës është inekzistente tashmë dhe në qershor mund të ndikojnë në vendimin e Los Blancos për të shitur futbollistin në merkaton e transferimeve.

sfidanti.al