Hej, Serxhio Ramos, na trego në cilën botë jeton Pike

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, nuk priti shumë kohë që t’i jepte përgjigje bashkëlojtarit të tij në kombëtaren spanjolle, Zherar Pike. Mbrojtësi i Barcelonës, menjëherë mbas ndeshjes mes Vilarealit dhe Realit të Madridit, akuzoi gjyqtarët se ata e ndihmuan ekipin madridas dhe këtë e bënë jo vetëm në “Estado de la Keramika”, por edhe gjatë të gjithë sezonit. Pike, madje, tregoi edhe disa ekstrakte shkrimesh nga gazetat e Madridit që shkruajnë sesi Barcelona dëmtohet, nga që gjyqtarët ndihmojnë Realin.

Kapiteni i Realit, Serhio Ramos, nuk priti të ftohej akuza, që të reagonte. “Do të isha befasuar, nëse Mesi do të fliste për gjyqtarët. Kurse, sa i përket Pikes, të gjithë e dinë se ai jeton në një botë të sajuar, ku të gjithë janë kundër tij. Gjyqtarët kanë një detyrë të vështirë dhe ne jemi të detyruar që t’i ndihmojmë ata”, deklaroi Ramosi. Në fakt, situata duket pak qesharake, pasi ka qenë vetë Ramosi që, gjatë sezoneve të kaluar, në rrjetet socialë, akuzonte, vazhdimisht, gjyqtarët se ndihmonin Barcelonën!

sfidanti.al