Guardiola: Valverde është njeriu i duhur që ta kthejë Barcelonën e madhe

Barcelonës iu desh që të kënaqej me vendin e dytë në La Ligën spanjolle, mbrapa Realit të Madridit, sezonin e kaluar, ndërsa ajo u eliminua në çerekfinale nga Liga e Kampioneve, kështu që stoli i drejtimit të këtij klubi pësoi ndryshime. Ernesto Valverde pasoi Luis Enriken dhe ish-trajneri i ekipit katalonjas Pep Giuardiola konsideron se Valverde është njeriu i duhur që ta kthejë Barcelonën në rrugën e kampiones.

“Konsideroj se Barcelona ka nevojë për një trajner si Ernesto. Duke pasur parasysh se çfarë ka fituar, deri tani, Barcelona, ky ekip ka nevojë për një trajner të etur për trofe. Duhet një njeri që e kupton këtë klub dhe Ernesto është një figurë e tillë. Po ashtu, ky trajner është një specialist me njohuri të mëdha. Ky ekip do të shkojë mirë, ashtu sikurse shkoi edhe me Luis Enriken”, i deklaroi trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, gazetës “L’Esportiu”.

Sfidanti.al