Grizmani dhe kritikat, francezi tregon golat e tij dhe të Nejmarit!

Flitet për dy sulmues të mëdhenj, ndonëse tepër të ndryshëm. Antuan Grizman dhe Nejmar janë në historinë e futbollit spanjoll, ndërsa francezi e shpëtoi disi sezonin e tij të parë tek Barcelona, duke shënuar 15 gola, aq sa ia doli braziliani në edicionin fillestar për “blaugranët” në 2013-2014. Rrjeta në fushën e Vijarrealit, përveçse shumë e bukur i dha edhe këtë barazim me brazilianin që sot është tek Paris SG. Natyrisht, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të larguar kritikat, por krahasimi vlen dhe mund të bërë shumë analistë që të mendohen mirë. Grizman u sulmua jo pak, dhe u tha se nuk shkonte mirë me Lionel Mesi, por ndoshta tashmë kjo po ndryshon dhe sezonin e ardhshëm do të jetë ndryshe.

Sfidanti.al