Grizman: Tek Franca në rolin tim, por jo tek Barcelona!

Kundërshtari i Shqipërisë të dielën është tepër i lumtur në ekipin kombëtar. Antuan Grizman u shpreh për shtypin francez se ndihet shumë mirë me trajnerin Didie Deshamp, pasi për “gjelat” luan në pozicionin e tij të natyrshëm, diçka që nuk ndodh tek Barcelona. “Të luash  në qendër të sulmit, për mua do të thotë të orientohem më mirë, – deklaroi ai, – në këtë pozicion kam luajtur për shumë vjet tek Atletiko, dhe tani do të duhet të përshtatem në pozicion tjetër tek Barcelona. Po mësoj shumë edhe pse e dija që më parë se tek Barça do ta kisha të vështirë”.

Gjithsesi, Antuani ka mundësi të “shpëtojë” nga “belaja” në “Kamp Nou”, pasi Paris SG po mendon të bëjë një ofertë për të. Ekzistojnë mundësitë që Kilian Mbape të largohet në verë, dhe kampionët e Francës duan që ta zëvendojnë me një sulmues tjetër të kombëtares së Francës.

Sfidanti.al