Griezmann, protagonist i Barcelonës: Bëj punën time që ta shfrytëzojnë shokët e ekipit

Antuan Grizman  ishte një prej protagonistëve në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Eibarit në kampionatin spanjoll. skuadra katalanase duket se i ka ndezur mirë motorrët dhe në këtë përballje shënuan të 3 sulmuesit kryesorë të sakj me Grizmanin që përvec golit dha kontributin e tij edhe në dy golat e shënuar nga Messi dhe Suarez.

‘Nga statistikat kjo mund të jetë ndeshja ime më e mirë, por përsa i përket nivelit të punës jam në të njëjtën linjë si më parë. Bëj një punë që ta shfrytëzojnë shokët e mi të skuadrës-tha Grizman për median spanjolle-për këtë ndeshje ishte e rëndësishme për të marrë 3 pikët duke qenë se vinim pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve. Është e vështirë të hysh në ritmin e lojës kur ke qenë në udhëtim, por bëmë një ndeshje të mirë dhe tani duhet të mendojmë për Championsin’.

Antuan Grizman me sfidën ndaj Eibarit arrin në kuotën e 4 golave me fanelën e Barcelonës në La Liga, ndërkohë që Suarez është me 5 gola dhe Messi vetëm me 2 gola, me argjentinasin që në fillim të këtij sezoni vuajti dëmtime të njëpasnjëshme.

sfidanti.al