Godin dhe dhembet e thyer: Nuk mund te buzeqesh

Diego Godin nuk eshte nga ata futbolliste qe qahen. Mbrojtesi me i forte qe eshte pare ne vitet e fundit ne futbollin evropian shfrytezoi rrjetet sociale per te falenderuar tifozet per mbeshtetjen qe i dhane me mesazhet e tyre pas perplasjese se forte me portierin Neto ne sfiden mes Atletiko Madrid dhe Valencias ku humbi 3 dhembe.

Uruguajani ne nje postim te tij ne Instagram shfaqej ne nje foto ne shtepine e tij ulur ne nje divan ndersa eshte duke pire nje kafe.

‘Ju falenderoj per mesazhet tuaja mbeshtetse dhe te ngrohta-shkruante Godin ne mesazhin e tij-pas pak ditesh do te kthehem ne stervitje. Duhet te kuptoni se nuk mund te buzeqesh shume’.

Sfidanti.al