I gjithë stadiumi përulet para gjeniut që largohet me lot në sy!

Kur, andej nga fundi i ndeshjes finale të Kupës së Mbretit të Spanjës mes Barcelonës dhe Seviljes, trajneri i ekipit katalonjas, Ernesto Valverde, zëvendësoi mesfushorin Andres Iniesta, të gjithë  të pranishmit në stadiumin “Vanda Metropolitano”, duke qëndruar në këmbë, e përcollën me ovacione të mëdha kapitenin e Barçës. Tifozët e Barcelonës dhe të Seviljes, bashkërisht, brohorisnin emrin e futbollistit gati 34-vjeçar, duke i shprehur respektimin më të madh këtij lojtari që edhe në këtë finale luajti shkëlqyeshëm, duke e ndihmuar ekipin e tij, me golin e shënuar dhe një asist fantasttik goli me thëmbër, që ai ta mundte thellë 5-0 Seviljen.

Iniesta, i mbushur plot me emocione dhe lot në sy, u ul në stolin e rezervave, ku bashkëlojtarët e tij vazhduan që ta përshëndesnin. Edhe pse e meritoi dhe nuk mundi ta fitonte dot “Topin e Artë”,  Iniesta është futbollisti më shpirtëror, një ëngjëll që foli vetëm me topin…

Sfidanti.al