Gishti i Pikes ka bërë xhiro në mbarë Spanjën dhe ..botën e futbollit

Gerard Pique edhe mundte mos jetë aspak i kënaqur me barazimin 1:1 kundër Villarreal, por shpërthimi i tij ndaj presidentit të La Ligas, Javier Tebas, pritet të marrë një ndëshkim të ashpër. Gishti i tij i ngritur në shenjë rebelimi ndaj numrit 1 të Ligës ka bërë xhiron e Spanjës, më pas edhe në mbarë botën. A mjafton vetëm një gafë e arbitrit apo mbrojtësi ka mbledhur gjithë mëkatet ndaj tyre? Ajo që ndodhi nuk ishte krejt normale.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka drejtuar gishtin në drejtim të presidentit të La Ligas, Javier Tebas, kjo pas asaj penalltia të mohuar në minutën e 72-të, transmeton Gazeta Express.

“A e ke parë ti atë, po ti, ti”, janë fjalët që Pique i është drejtuar Tebas, shkruan “Mundodeportivo”.

Pas këtij gjesti, Piquen e pret dënim i rëndë nga Komisioni Disiplinor i La Ligas