Football Leaks zbulon pagën e Messit; mbi 100 mln Euro bruto në vit

Lionel Mesi thyen rekorde jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Football Leaks ka zbuluar se argjentinasi është i vetmi futbollist që paguhet me mbi 100 milionë Euro bruto në vit. Të dhënat e Football Leaks u publikuan nga mediapart në Francë ku të bie në sy fakti që 30 vjecari përfiton një pagë fikse prej 71 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen edhe bonusi i rinovimit prej 15.8 milionë Eurosh dhe ai i besnikërisë prej 17.5 milionë Eurove duke e cuar shifrën e saktë totale të pagës së sulmuesit në 104 milionë Euro bruto në vit.

Historitë nuk mbyllen këtu, për Mesin Barcelona ka rezervvuar edhe shpërblime të tjera sic është ai prej 1.9 milionë Eurove që ai do t’i sigurojë nëse luan 60% të ndeshjeve si dhe ai prej 12 milionë Eurosh që do ta marrë nëse Barcelona do të jetë në gjendje që të fitojë Ligën e Kampioneve në këtë sezon.

sfidanti.al