Faktet janë kokëfortë: Barcelonës i jepen shumë më tepër penallti?!

Real Betisi i befasoi i “mbretërorët”, javën e kaluar të kampionatit spanjoll, pasi Sanabria shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë atij fitoren e papritur 1-0 në “Santiago Bernabe”. Mbas kësaj ndeshjeje, mediumet në Madrid nisën të merren me statistikat për penalltitë dhe të kërkojnë shpjegime, mdoshta, edhe me të drejtë. Reali, aktualisht, po luan dobët dhe kjo nuk do shumë mend dhe kalem, kështu që Barcelona kryeson, me meritë, shtatë pikë në raport me ekipin e Zinedin Zidanes, por, sidoqoftë, i pabesueshëm “tingëllon” fakti, besoni ose mos e besoni, se kundër Barçës, në Primera, gjatë dy sezoneve të fundit, është dhënë vetëm NJË penallti!? Pra, ekipi katalonjas ka zhvilluar 81 ndeshje, në të cilat në favor të tij janë dhënë 30 penallti, kurse kundërshtarëve, sikurse ju thamë më lart, u është dhënë vetëm një penallti? Dhe jo vetëm kaq, Barcelonës, gjatë dy viteve të fundit, kartoni i kuq i është treguar vetëm një herë!

Nga ana tjetër, sa për kujtesë, Reali i Madridit në 81 ndeshje ka gjuajtur 17 penallti, ndërkohë që Ronaldos dhe shokëve të tij kartoni i kuq u është treguar 21 herë. Fakte, me të vërtetë, të çuditshme.

Sfidanti.al