‘Fajtori’ Simeone; Atletico Madrid kërkon ta ‘burgosë’ në Spanjë

Atletico Madrid nuk ka aspak ndërmend të privohet nga Diego Pablo Simeone. Drejtuesit e ‘Los Colchoneros’ e konsiderojnë ‘fajtor’ trajnerin argjentinëas për rezultatet e shkëlqyera të viteve të fundit dhe për këtë arsye ata kërkojnë qëndrimin  e tij edhe përtej vitit 2018 që është viti kur Simeones i skadon  kontrata. Ideja e drejtuesve të Atletico Madrid është që t’i ofrojnë argjentinasit një kontratë të re që të skadojë në vitin 2020.  Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Atleticos kanë bërë të ditur se janë gati të bëjnë gjithcka munden për të vënë në dispozicion të Simeones futbollistët më të mirë në mënyrë që bardhekuqtë të vazhdojnë të jenë një rival problematik për Barcelonën dhe Realin e Madridit.

sfidanti.al