Enco Zidane largohet nga Reali mbas 13 vitesh!

Enco Zidane, i biri i Zinedin Zidanes, u largua edhe zyrtarisht nga Reali i Madridit, trajner i të cilit ëstë i ati i tij. Ky futbollist 22-vjeçar ka qenë pjesë e Realit, qëkur ai iu bashkua këtij klubi madridas që fëmijë, më 2004. Megjithatë, ai nuk arriti që të imponohej në “Santiago Bernabe” dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij profesioniste të deritanishme ai e kaloi te Kastilja që është ekip rezervë i Realit dhe që luan në ligën e dytë spanjolle.

Enco ka luajtur vetëm një herë në ekipin e parë të Realit, në një ndeshje kupe kundër Kultural Leonesit, në nëntor të vitit të kaluar, kur hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, por, megjithatë, arriti që të shënoi gol. Ai, tani, do ta vazhdojë karrierën tek Alaveshi, finalist i Kupës së fundit të Mbretit, me të cilin ai nënshkroi një kontratë trevjeçare dhe ku shpreson që të luajë shumë më tepër në fushë.

Sfidanti.al