El Clasico e ka një datë; Komisioni I Garave pranoi propozimin e Barcës e Realit; 18 dhjetorin

El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e ka më në fund një datë; 18 dhjetorin. Në orën 13:00 të së hënës Komisioni I Garës në Federatën Spanjolle të Futbollit u mblodh në lidhje me datën e zhvillimit të kësaj sfide që sipas kalendarit duhej të luhej në 26 tetor por që në fund u shty për shkak të trazirave që shpërthyen në Katalonjë pas dënimit të liderëve politikë të rajonit.

Data e përzgjedhur nga Komisioni I Garave përkon me atë që propozuan vetë klubet dy ditë më parë. Ndërkaq, La Liga nuk ka qenë dakord me këtë datë dhe kishte propozuar 4 dhjetorin për mbajtjen e El Clasicos. Në këtë situatë, drejtuesit e La Ligës do të apelojnë këtë vendim të Komisionit të Garave,  por jo në Komisionin e Apelit dhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. La Liga do të shkojë direkt në Këshillin Superior të Sporteve.

Sfidanti.al