Edhe Morata pranë “ylberit financiar”..90 milion euro!

Drejtuesit e Real Madridit kanë caktuar çmimin e Alvaro Moratas, jo më kot u vonuan ca kohe.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Real Madrid nuk do të ngutet që ta shes Alvaro Moratan në mënyre që të pres një ofertë të mirë.

Por, Los Blancos u kanë bërë me dije klubeve të interesuara se reprezentuesi i Spanjës do të shitet vetëm për 90 milionë euro, dhe për asnjë çmim tjetër.

Morata dëshiron të largohet nga Real Madridi pasi nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Zinedien Zidaen, përcjell Express.

Në garë për ta transferuar ish sulmuesin e Juventusit janë Chelsea, Manchester United dhe AC Milan.