E padegjuar:Trajnerin e shkarkojnë se ekipi i tij fitoi me rezultatin 25-0!

Një trajner spanjoll u shkarkua, sepse ekipi i tij mundi mjaft bindshëm një ekip tjetër. Fjala është për trajnerin e ekipit të fëmijëve deri 11 vjeç, “Seranos”, që mundi me rezultatin e thellë 25-0 ekipin tjetër të fëmijëve, Benikalam dhe, pikërisht, ky rezultat ishte shkaku i shkarkimit të tij. Në arsyetimin e shkarkimit të tij vihej në dukje se trajneri nuk tregoi “fair play” (qëndrim korrekt) ndaj ekipit kundërshtar.

“Ne duhet që t’i edukojmë lojtarët që ta respektojnë kundërshtarin dhe, më pas, të merret në konsideratë rezultati. Kjo është arsyeja që ne vendosëm që ta zëvendësojmë trajnerin”, tha Pablo Alkaid, anëtari kryesisë së klubit të mësipërm. Sidoqoftë, avokati i trajnerit të shkarkuar vuri në dukje se klienti i tij, pra trajneri, në asnjë moment, nuk u ka thënë lojtarëve të vet që të shënojnë sa më shumë gola në portën kundërshtare. Për ekipin e dobët të Benikalamit, kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit. Ky ekip e përfundoi kampionatin pa as edhe një pikë, me gjithsej 247 gola të pësuar në 30 ndeshje!

Sfidanti.al