E pabesueshme, por e vertetë: Solari trajneri më i mirë debutues ..!

Santiago Solari në dy ndeshjet e para ka arritur dy fitore bindëse me Realin e Madridit, në krye të të cilit ai është vendosur përkohësisht. Sido që të jetë, ai e shënoi emrin e tij në analet e historisë së klubit mbretëror. Reali, me këtë trajner 42-vjeçar nga Argjentina, mbas triumfit debutues 4-0 në Kupën e Mbretit kundër Melilës, mundi 2-0 Valadolidin në raundin e 11-të të La Ligës.
Në këtë mënyrë, Solari u bë trajneri parë i këtij klubi madridas, mbas 61 vitesh, që në dy ndeshjet e para në stolin e drejtimit të Realit shënon dy fitore. Trajneri i fundit që ka arritur ta bëjë këtë, ka qenë Luis Karnia në vitin e largët 1957.
Momentalisht, Reali i Madridit ndodhet në vendin e 6-të me 17 pikë.
Sfidanti.al