E gjithë Spanja qesh me të: Ky është futbollisti më i mirë në botë?

Kristiano Ronaldo, gjatë këtij sezoni, po tregon një formë që është larg formës së tij më të mirë dhe këtë ai po e provon nga ndeshja në ndeshje. Forma që ai po tregon shkon në favor të atyre njerëzve që bënë kritika që “Topi i artë” dhe çmimi i futbollistit më të mirë në botë të FIFA-s iu dha tij, duke qenë se Ronaldo, momentalisht, nuk po tregon asgjë nga ato gjëra që tifozët janë mësuar të shikojnë në lojën e tij. Një provë tjetër ishte edhe ndeshja e fundit e Realit ndaj Seltës, në të cilën Ronaldo, disa herë, bëri në fushë disa veprime, nga të cilët mund të turpërohet edhe një futbollist i zakonshëm.

Sfidanti.al