E bëjnë fakt të kryer te Barcelona, por lojtarët nuk e duan Grizmanin

Pas zyrtarizimit të largimit nga Atletiko madrid, e ardhmja e Antuan Grizman menjëherë u mendua se do të jetë te barcelona, madje për shumë media transferimi i tij te katalanasit është një fakt i kryer. Por te drejtuesit e skuadrës kampione të Spanjës së fundmi ka lindur një problem në lidhje me këtë cështje dhe ka të bëjë me futbollistët e Barcelonës.

Sipas të përditshmes ‘Sport’,  Griezman është i padëshirueshëm nga futbollistët e Barcelonës dhe kjo për disa arsye.  E para, ka të bëjë me vendimin e tij të famshëm që mori vitin e kaluar dhe që e deklaroi nëpërmjet dokumentarit ‘La desicion’ për t’i qëndruar besnik Atletiko Madrid duke injoruar interesimin e Barcelonës. Për më tepër, këtë vendim Grizman e bëri të ditur pasi disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës katalanase ishin shprehur se do ta prisnin francezin krahëhapur.

Për më tepër, lojtarët e Barcelonës mendojnë se Grizman nuk është lojtari që i duhet në këtë moment skuadrës blaugrana duke preferuar hapur futbollistë si Frenki de Jong dhe Matejs De Ligt.

sfidanti.al