Dy “fytyrat” futbollistike të mbretit  Lionel Mesi

Një nga futbollistët më të mirë të të gjithë kohërave, Lionel Mesi, ka dy “fytyra”, një të shkëlqyer, kur vesh bluzën e Barcelonës, dhe të dytën – të zbehtë, kur vesh bluzën e ekipit përfaqësues të Argjentinës. Virtuozi nga Rosario ka zhvilluar 357 ndeshje me Barcelonën dhe, deri tani, ka shënuar 320 gola, ndërkohë që ka dhënë mbi 200 pasime për gol. Ai, me Barcelonën, thjesht, është i papërmbajtur. Por, puna ndryshon, kur Leo vesh bluzën e Argjentinës, me të cilën ai ka luajtur, gjithsej, 115 ndeshje dhe, deri tani, ka shënuar 56 gola.

I pazakontë është, sidomos, ndryshimi, kur bëhet fjalë për trofetë e fituara. Me ekipin gjigant të Katalonjës, Mesi ka marrë në dorë 29 trofe, ndërsa me Argjentinën – absolutisht asnjë! Tri herë ka qenë një hap larg gëzimit më të madh, por jo, ka humbur në ndeshjet më të rëndësishme. Një tifoz i Barcelonës jep shpjegimin e vet për dy “fytyrat” futbollistike të Mesit. Sipas tij, shkaku janë  sistemi dhe mënyra e lojës së Barcelonës që nuk aplikohen në përfaqësuesen argjentinase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *