Dembele do të fitojë një pasuri të tëre te Barcelona!

Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se Osman Dembele, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, do të mund të fitojë deri në 20 milionë euro në vit, sezonet e ardhshëm. Ky futbollist do të ketë një pagë vjetore fikse prej 12 milionë eurosh, ndërsa bonuset plotësues të tij mund të arrijnë vlerën deri në tetë milionë euro. Në fakt, klubi katalonjas bisedoi një kohë të gjatë, deri sa e solli këte sulmues 20-vjeçar në “Kamp Nou”, duke paguar për të 105 milionë euro

Revista gjermane e lartpërmendur shkruante, gjithashtu, se klubi katalonjas u kishte paguar nëntë milionë euro agjentëve që përfaqësonin Dembelen!

Sfidanti.al