David Vila zgjedh lojtarin më të mirë të gjithë kohërave…

Ish-pjesëtar i përfaqësueses spanjolle David Vila që tani luan me klubin japonez, Visel Kobe, nuk ka asnjë dyshim se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo pyetje është gjithnjë aktuale dhe tërheq vëmendjen e çdokujt, por, sidoqoftë, nëse pyet Vilen, ai ta jep pëgjigjen menjëherë – Lionel Mesi.
“Leo Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Barcelona ia ka borxh suksesin e vet evolucionit të tij, mënyrës sesi ai luan, sesi e zotëron topin dhe sesi jep pasimin”, thotë veterani spanjoll, duke shtuar:
“Sigurisht që ketu kemi edhe Pelen, Maradonën dhe Krojfin, por unë, sidoqoftë, nuk e pata shansin që t’i shihja ata, kurse Mesin e kam parë çdo ditë, në çdo ndeshje. Mesi është më i miri nga të gjithë”.
Sfidanti.al