Çfarë ndodhë me derbin e Madridit, si kanë ndryshuar…

Kjo fundjavë futbollistike ka rezervuar derbin mes Atletico e Real Madrid që do të luhet në “Vicente Calderon”. Këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën për herë të parë pas finales së Ligës së Kampioneve në Milano ku triumfoi skuadra e “Los Blancos” me 11 metërsha.
Atletico Madrid gjatë këtyre 6 muajve ka mundur të bëjë 4 blerje të reja për sezonin 2016/2017; Moreira, Vrsaljko, Gaitan dhe Gameiro. Nga këta futbollistë vetëm sulmuesi francez është titullar në skuadrën e Simeones, ndërsa të tjerët luftojnë për të pasur sa më shumë minuta në disppozicion. Në këtë pikë, Moreira ende nuk e ka bërë debutimin e tij, Vrsaljko është aktivizuar për vetëm 180 minuta, ndërsa Gaitan tashmë e ka humbur betejën me Carrascon. Ndërkohë Atletico ka bërë ndryshime edhe në stilin e lojës. Skuadra e Los Colchoneros  tashme po bën një lojë më sulmuese dhe këtë e vërtetojnë goleadat në sfidat me Celtën, Sporting apo Granadën. Shqetësuese për Atleticon është fakti që në 4 ndeshjet e fundit kjo skuadër ka pësuar 6 gola

Ndërsa Reali i Madridit ka bërë më pak ndryshime në skuadër gjatë kësaj vere. Te Los Blancos u rikthye Coentrao i cili ishte dhënë te Monaco me huazim, është grumbulluar në ekipin e parë Mariano, ndërkohë që u rible edhe Alvaro Morata. Por sulmuesi 24 vjeçar nuk do të jetë në sfidën e së shtunës për shkak të një dëmtimi muskulor. Këtë sezon, Reali e ka nisur me Zidane në stol dhe deri në këtë moment kjo skuadër po bind më shume me rezultatet se me lojën e saj. Problemi më i madh për Realin e Madridit është brishtësia në mbrojtje që është shfaqur që nga momenti i dëmtimit të Casemiros. Top Chanel.