Çfarë fati për Realin, dy Lukat nga Ballkani nuk duan përkthyer

Njëri prej tyre ka vite aty dhe padyshim spanjishten “e qan”. Luka Modriç mund të jetë në sezonin e fundit tek Reali, por ndryshe nga sa pritej, po vazhdon në “Bernabeu”, dhe ka gjetur një tjetër shok skuadre që flet gjuhën e nënës së tij. Kroati do të ketë në krah një serb, Luka Joviçin, dhe dihet se këta popuj nuk kanë nevojë për përkthyes që të merren vesh me njëri-tjetrin. Do të ishte po kështu, nëse Modriç do të kishte pasur në ekip edhe një boshnjak apo një malazez.

Dy Lukat i bënë menjëherë shoqëri njëri-tjetrit, duke dalë për darkë në shoqëri të miqve të tyre. Gazeta “Marka” thotë se Modriç e Joviç kanë qenë afër edhe në stërvitje, dhe ja tani po shoqërohet jashtë fushe. Kjo është gjë e mirë për ta, por edhe për Realin, pasi kjo do të thotë se sulmuesi serb i ardhur nga Frankfurti do të përshtatet më shpejt me ekipin.

Sfidanti.al